Arrestohen dy persona në Rahovec, njëri për vjedhje të rënda e tjetri sepse i blinte gjërat e vjedhura

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Rahovec, njëri për vjedhje të rënda e tjetri sepse i blinte gjërat e vjedhura

Më: 26 mars 2020 Në ora: 14:09
Foto Ilustrim

Një person është arrestuar të enjten gjatë ditës si i dyshuar për disa vjedhje të rënda, e të cilat dyshohet t’i ketë kryer në vazhdimësi nga janari i këtij viti, deri më tani.

I arrestuari është B.SH i lindur në vitin 1998, shtetas i Kosovës i cili ishte identifikuar nga Sektori i Hetimeve në stacionin policor në Rahovec pas një pune intensive operativo hetimore.

Në komunkatën e lëshuar nga Policia në Gjakovë, thuhet se dyshohet që këto vjedhje janë bërë kryesisht nëpër shtëp të pabanuara dhe vlera e gjërave që ka vjedhur është e konsiderueshme.

“Hetuesit policor kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë edhe provat materiale që personi i dyshuar i ka vjedhur në lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit personi i dyshuar mbahet në ndalim policor për 48 orë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia ka arritur ta arrestoj edhe një tjetër person lidhur me këtë rast, i cili dyshohet se vazhdimisht kishte blerë gjërat e vjedhura nga i dyshuari.

“Po ashtu lidhur me rastet është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar për veprën penale blerje, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, i cili në vazhdimësi kishte blerë gjëra të ndryshme nga personi i dyshuar”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat