Aksident në autostradën Prishtinë – Shkup, tre të vdekur - Bota Sot
Aksident në autostradën Prishtinë – Shkup, tre të vdekur

Kronikë e zezë

Aksident në autostradën Prishtinë – Shkup, tre të vdekur

Më: 26 mars 2020 Në ora: 20:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre persona kanë ndërruar jetë sot gjatë një aksidenti që ka ndodhur në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit.

Këtë e bëri të ditur Luljeta Mehmeti nga Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19.00 ka ndodhur një aksident  trafiku në mes të 3 veturave në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi  të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës”.

“Si pasoj e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre personave. Njësitë Policore dhe institucionet tjera janë ende në vendngjarje duke u marrë me rastin”, tha Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat