Zjarr e shpërthim fishekësh në banesë, vdes e moshuara në Devoll

Kronikë e zezë

Zjarr e shpërthim fishekësh në banesë, vdes e moshuara në Devoll

Më: 27 mars 2020 Në ora: 08:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një e moshuar humbi jetën mëngjesin e sotëm në Devoll pasi banesa e saj u përfshi nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Poloskë, ndërsa viktima është Nezaqet Gjoza, rreth 90 vjeç.

E moshuara që jetonte aty ka ndërruar jetë pasi s'ka mundur të dalë dot nga banesa. Ngjarja dyshohet aksidentale.

Shërbimi zjarrfikës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e zjarrit.

Dyshohet se në banesa ka pasur municione pasi herë pas herë janë dëgjuar shpërthime fishekësh.

Policia vijon hetimet për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat