Gënjeu në rrjetet sociale se ka dal pozitiv e koronavirus, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Gënjeu në rrjetet sociale se ka dal pozitiv e koronavirus, arrestohet një person

Më: 28 mars 2020 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Kur e gjithë bota po lufton me pandeminë COVID-19, ka nga ata që këtë situatë e keqpërdorin.

Njëjtë ka ndodhur edhe me një person në Prishtinë i cili përmes rrjeteve sociale ka gënjyer se është testuar dhe ka dal pozitiv me koronavirus.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti përmes rrjetit social ka gënjyer se është testuar dhe ka dal pozitive me sëmundjen COVID-19. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat