Nuk respektuan vendimin e qeverisë, 14 persona përfundojnë prapa grilave

Kronikë e zezë

Nuk respektuan vendimin e qeverisë, 14 persona përfundojnë prapa grilave

Më: 6 prill 2020 Në ora: 09:39

Policia e Kosovës ka arrestuar 14 persona për veprën “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Vetë gjatë së dielën në tërë Kosovën policia ka arrestuar 14 persona për veprën “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Sipas njoftimit, është komuna e Prishtinës me më së shumti të arrestuar. Vetëm në kryeqytet Policia e Kosovës gjatë së dielës ka arrestuar gjashtë persona.

Sipas njoftimit, në Gjilan dhe në pjesën jugore të Mitrovicës nuk ka pasur asnjë të arrestuar për këtë vepër.

Më poshtë ju sjellim të gjitha rastet:

Gllogoc 05.04.2020 – 01:00. Janë shoqëruar në stacionin policore dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lagjja Veterrink, Prishtinë 05.04.2020 – 01:35. Janë shoqëruar në stacionin policore dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Robert  Doll , Prishtinë 04.04.2020-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverise. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon ne procedure te rregullt.

Gllogoc 05.04.2020-14:50.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi  që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet ne procedurë të rregullt.

Rr.’’NaimBeka’’ –Ferizaj 05.04.2020 – 16:10. Është shoqëruar në stacionin e policisë i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë.  Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit, lirohet në procedure të rregullt.

Rr. Brigada 123, Suharekë 05.04.2020 – 01:15. Janë shoqëruar në stacionin policore një mashkull dhe një femër që të dytë kosovar, pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr.Lulzim Rexhepi, Prizren 05.04.2020, 21:00. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. ZahirPajaziti, Pejë 05.04.2020 – 13:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili lidhur me virusin Covid – 19 nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë, ku  në lokalin e tij afarist kishte lejuar të qëndronin disa persona të cilët i kishte shërbyer me kafe. Përveç njësitit policor në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunal. Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në mbajtje.

Rahovec, Malishevë 05.04.2020 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti policor me veturën e tij është hasur jashtë zonës së Malishevës  zonë e cila  me vendim të qeverisë  është në izolim – karantinë. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt dhe prapë nga njësiti policor është përcjellë deri në Malishevë.

Leshak, Leposaviq 05.04.2020-23:50. Është shoqëruar në stacionin e policisë i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin e qeverisë.  Me vendim të prokurorit i dyshuari  lirohet në procedure të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat