Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë në Ferizaj, posedonin substanca narkotike

Kronikë e zezë

Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë në Ferizaj, posedonin substanca narkotike

Më: 8 prill 2020 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka vënë në pranga dy persona nga Shqipëria, pasi u gjeti substanca narkotike.

Pas një pune operative, policia njoftoi se është ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë dhe me dy persona të dyshuar një mashkull dhe një femër me shtetësi shqiptare.

Gjatë kontrollit trupor tek e dyshuara femër është gjetur një sasi me substancë narkotike e llojit Kokainë me peshë 51.1 gram.

Më pas, policia ka kontrolluar edhe banesën e tyre në të cilën po banonin. “Po ashtu gjatë kontrollit të banesës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë cal. 7.65mm, 31 copë fishekë, para rreth 5635 euro, substancë narkotike në paketime të vogla me peshë të vogël e llojit Kokainë, pajisje dixhitale për matjen e substancës dhe mbështjelljen e saj, një veturë dhe katër telefona celular.Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Rasti është iniciuar për “posedim të substancave narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat