Ndalohen 69 persona që nuk respektuan masat

Kronikë e zezë

Ndalohen 69 persona që nuk respektuan masat

Më: 9 prill 2020 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Policia e Kosovës vazhdon të shoqërojë personat të cilët nuk po respektojnë masat e marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit SARS-COV 2 në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të shkuara, janë shënuar 38 raste të tilla, ndërsa janë ndaluar 69 persona në të gjithë vendin.

Numri më i madh i rasteve dhe të ndaluarve është në rajonin e Prishtinës. Policia njofton se në 15 raste janë 25 të shoqëruar dhe arrestuar.

Në rajonin e Pejës janë ndaluar 17 persona në shtatë raste të ndryshme.

Në rajonin e Gjilanit janë shënuar 8 raste për “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” dhe janë ndaluar 16 persona.

Në rajonin e Gjakovës janë nëntë të ndaluar në 6 raste të ndryshme, ndërsa rajonet si ai i Mitrovicës së Veriut dhe Prizrenit janë arrestuar nga një person.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat