Arrestohet vajza, pasi i vodhi nënës 4 mijë e 300 euro dhe e rrahu atë

Kronikë e zezë

Arrestohet vajza, pasi i vodhi nënës 4 mijë e 300 euro dhe e rrahu atë

Më: 9 prill 2020 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Një vajzë e re nga Mitrovica është arrestuar sot pasdite pasi u denoncua nga nëna e saj për rrahje dhe se i vodhi para nga kartela bankare.

Shuma që dyshohet se i vodhi nga nënë e saj, vajza mitrovicase, është 4300 euro, sipas denoncueses.

Burime të Reporterit, thonë se gruaja që denoncoi vajzën rrahje dhe vjedhje, tha se parat e marra ishin nga kursimet në bankë.

Sipas saj, e bija e ka goditur atë në kokë, sot rreth orës 15:00, në Mitrovicë, dhe më pas ika marrë kartelën bankare.

Sipas Policisë, viktima është dërguar për mjekim në Shtëpinë e Shëndetit në Mitrovicë, por aty theksohet se në raportin e mjekut kujdestar thuhet se nuk vërehet se ka lëndime të dukshme.

Me rastin po merret Prokuroria Themelore e Mitrovicës, derisa e dyshuara pasi është arrestuar, e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat