Përfshihet nga zjarri një fermë në Mitrovicë, digjen disa krerë bagëti

Kronikë e zezë

Përfshihet nga zjarri një fermë në Mitrovicë, digjen disa krerë bagëti

Më: 10 prill 2020 Në ora: 10:06
Ilustrim

Një fermë në Mitrovicë është përfshirë nga zjarri ku si pasojë janë djegur disa krerë bagëti si dhe ushqimi i tyre.

Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:52.

Gjatë tentimit për lokalizim të zjarrit lëndime kanë pësuar dy zjarrfikës dhe pronarët e fermës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se fermën e tyre ne te cilën kishte disa krerë bagëti e kishte kapluar zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante dhe zjarrfikësit te cilët kishin arrit ta lokalizojnë zjarrin. Përveç objektit te fermës brenda janë djegur edhe disa bagëti e po ashtu edhe ushqimi i tyre. Për momentin nuk dihet vlera e dëmit. Gjatë përpjekjeve për shuarje të zjarrit dhe shpëtimit të bagëtive lëndime kishin pësuar një zjarrfikës dhe dy pronarët e fermës te cilëve ju ishte ofruar tretmëni mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe eksperti i zjarrit dhe për momentin nuk dihet shkaktari i zjarrit. Rasti mbetet nën hetime te mëtutjeshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat