Vdes 26 vjeçari nga Gjilani pasi u aksidentua me një makinë

Kronikë e zezë

Vdes 26 vjeçari nga Gjilani pasi u aksidentua me një makinë

Më: 10 prill 2020 Në ora: 14:27
Ilustrim

Në qytetin e Gjilanit një person i moshës 26 vjeç i cili po drejtonte një motoçikletë ka humbur jetën në një aksident ku është përfshirë edhe një automjet.

Vozitësi i cili drejtonte motoçikletën është përplasur me një automjet në rrugën “Halim Orana” në qytetin e Gjilanit.

Rastin e vdekjes e ka konfirmuar edhe drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

“Është sjellë në spital pa shenja jete” ka thënë ai.

Kurse edhe policia është duke zhvilluar hetimet për mënyrën sesi ka ardhur deri tek aksidenti i cili përfundoi me fatalitet.

“Ka ndodhur një aksident me lëndime të rënda në mes një motoçiklete dhe një veture. Vozitësi i motoçikletës është dërguar në spital me lëndime të rënda. Jemi në pritje të raportit që sjellin njësitë përkatëse” ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat