Ky është 26-vjeçari që vdiq sot në aksident në Gjilan

Kronikë e zezë

Ky është 26-vjeçari që vdiq sot në aksident në Gjilan

Më: 10 prill 2020 Në ora: 15:19
Debatik Huruglica

Në qytetin e Gjilanit, një person, i cili po drejtonte një motoçikletë, ka humbur jetën në një aksident ku është përfshirë edhe një automjet.

Bëhet fjalë për të riun 26-vjeçar Debatik Huruglica nga Gjilani.

Ai drejtonte motoçikletën kur është  përplasur me një automjet në rrugën “Halim Orana” në qytetin e Gjilanit.

Rastin e vdekjes e ka konfirmuar edhe drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

“Është sjellë në spital pa shenja jete”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat