Fushë Kosovë: Sulmon bashkëshorten dhe vajzën, arrestohet

Kronikë e zezë

Fushë Kosovë: Sulmon bashkëshorten dhe vajzën, arrestohet

Më: 14 prill 2020 Në ora: 12:40
Ilustrim

Në Fushë Kosovë gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person, i cili pas një mosmarrëveshjeje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tyre.

Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Po ashtu bëhet e ditur se viktima në polici ka dorëzuar 13 qese të vogla me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, të cilat dyshohet se i përkasin të dyshuarit.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat