Bie nga pallati, humb jetën 45-vjeçarja në Tiranë

Kronikë e zezë

Bie nga pallati, humb jetën 45-vjeçarja në Tiranë

Më: 21 prill 2020 Në ora: 18:33
Ilustrim

Një 45-vjeçare ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga pallati. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte rreth orës 17:20 në rrugën “Panorama”.

"Më datë 21.04.2020, rreth orës 17:20, në rrugën “Panorama”, ka rënë nga lartësia në sheshpushimin e pallatit, shtetasja A.SH., rreth 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë, sipas ekipit të ambulancës.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor", thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat