Sulmuan fizikisht policët, arrestohet një person në Prishtinë dhe një në Gjakovë

Kronikë e zezë

Sulmuan fizikisht policët, arrestohet një person në Prishtinë dhe një në Gjakovë

Më: 22 prill 2020 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Një person në Prishtinë dhe një në Gjakovë janë arrestuar pasi kanë sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë.

I arrestuari në Gjakovë ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor, i cili pas lëndimeve të marra ka pranuar tretamn mjekësor.

Tek i arrestuari në Prishtinë gjatë kontrollit në gjepin e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

” Me vendim të prokurorit të dy të dyshuari janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat