Grabitje si nëpër filma në Prishtinë, gruaja hap lokalin- hajnat e maskuar hyjnë brenda dhe ia marrin paratë

Kronikë e zezë

Grabitje si nëpër filma në Prishtinë, gruaja hap lokalin- hajnat e maskuar hyjnë brenda dhe ia marrin paratë

Më: 23 prill 2020 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Policia njofton për një rast të grabitjes në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë.

Një grua ka raportuar dje në polici se si e ka hapur lokalin ku punon, pa papritmas janë futur brenda dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e mjetit të mprehtë, kanë arritur të grabisin para të gatshme.

“Të dyshuarit janë larguar në drejtim të pa njohur ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi ishte e shqetësuar. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat