Degjeneron sherri në Tropojë, një 35-vjeçar në gjendje të rëndë, tre të tjerë në polici

Kronikë e zezë

Degjeneron sherri në Tropojë, një 35-vjeçar në gjendje të rëndë, tre të tjerë në polici

Më: 24 prill 2020 Në ora: 08:19
Ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme si pasojë e një sherri të ndodhur në një kioskë.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bujan të Tropojës, rreth orës 22:00, në një kioskë të hapur jashtë rregullave të përcaktuara nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi me inicialet S.M.

Deri tani Policia ka shoqëruar 3 persona, të dyshuar kryesor për plagosjen e 35 vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat