​Dy të vdekur në Lezhë, dyshohet të jenë vrarë

Kronikë e zezë

​Dy të vdekur në Lezhë, dyshohet të jenë vrarë

Më: 27 prill 2020 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Dy persona janë gjetur sot të vdekur në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se bëhet fjalë për shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60-vjeç, të cilët dyshohet se kanë humbur jetën nga të shtëna me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat