​Tre të lënduar në Prishtinë, përdoren armë e thikë

Kronikë e zezë

​Tre të lënduar në Prishtinë, përdoren armë e thikë

Më: 2 maj 2020 Në ora: 13:26
Ilustrim

Dy persona janë lënduar në Prishtinë, pas mosmarrëveshjeve dhe një rrahje në Prishtinë.

Sipas Policisë, një rrahje mes dy viktimave meshkuj dhe të dyshuarit mashkull .

“Dyshohet se personit të dyshuar i kanë dal në ndihmë dhe persona të tjerë të cilët kanë sulmuar fizikisht viktimat, me ç’rast dyshohet se është përdorur edhe një armë zjarri. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar dhe tretman mjekësorë. Në vendngjarje njësitë policore kanë gjetur një gëzhojë. Në lidhje me rastin nuk raportohet për të arrestuar, rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, një rast tjetër ka ndodhur po në Prishtinë, ku viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me disa persona të panjohur, njëri prej tyre e kishte goditur me thikë dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat