Konfirmon Policia: Një i vdekur dhe një i lënduar në askidentin në Deçan - Bota Sot
Konfirmon Policia: Një i vdekur dhe një i lënduar në askidentin në Deçan

Kronikë e zezë

Konfirmon Policia: Një i vdekur dhe një i lënduar në askidentin në Deçan

Më: 2 maj 2020 Në ora: 14:11
Pamje nga aksidenti

(E plotësuar) - Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rjaonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se në aksidentin e ndodhur në fshatin Baballoq të Deçanit ka vdekur një person dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

“Aksidenti ka ndodhur në fshatin Baballoq. Një person është i vdekur, një i lënduar”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se personi i lënduar është dërguar për trajtim në spitalin Rajonal të Gjakovës.

“I lënduari është dërguar në spitalin rajonal të Gjkaovës”, ka shtuar tutje Gashi.

Ai ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe se njësitet përkatëse tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes.

Image

***

Në fshatin Baballoq të Komunës së Deçanit ka ndodhur një aksident i rëndë dhe dyshohet për një viktimë.

Si pasojë e aksidentit njëra nga veturat ka përfunduar poshtë rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit, dhe Policia e Kosovës.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat