23-vjecari që u vra me thikë në Prizren është vëllai i këngëtarit të njohur

Kronikë e zezë

23-vjecari që u vra me thikë në Prizren është vëllai i këngëtarit të njohur

Më: 3 maj 2020 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Një 23 vjeçar nga Prizreni vdiq para dy dite pasi sulmua me thikë, është vëllai i këngëtarit, Tafil Kurtishi.

Kjo u bë e ditur nga një postim i këngëtarit në Facebook.

“Miq shok dashamir, ju njoftoj se sot vllau im Mendim Kurtishi humbi jetën tragjikisht në moshën 23 vjeçare. Allahu të past shpërbly me xhenet vllau im”, ka shkruar ai.

Dëshmitari nga vendi i ngjarjes kishte rrëfyer për Policinë se fillimisht ishin aksidentuar nga një makinë Golf 3, e bardhë e pastaj viktima ishte goditur me thikë në gjoks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat