Sulmohen me thikë burrë e grua në Maliq

Kronikë e zezë

Sulmohen me thikë burrë e grua në Maliq

Më: 4 maj 2020 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur mëngjesin e së hënës në fshatin Pendavinj të Maliqit, si pasojë e një sulmi me mjete të ftohta dhe të forta nga një i afërm i tyre.

Arben dhe Ditera Leka, 68 dhe 60 vjeç, janë qëlluar disa herë me thikë dhe mjete të forta nga nipi i gruas, Ilia Jani, pas një konflikti. Ata janë dërguar në spital ku Arbeni ka një plagë me thikë në gjoks, ndërsa, bashkëshortja e tij, Ditera është qëlluar me gurë në kokë.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, por forcat e policisë kanë arrestuar të riun që sulmoi çiftin, i cili njihet si problematik në zonë dhe sekuestruan edhe armën e krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat