Aksidenti në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përfundon e përmbysur

Kronikë e zezë

Aksidenti në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përfundon e përmbysur

Më: 9 maj 2020 Në ora: 11:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë pranë fshatit Luzat.

Një automjet tip Ford me targa AA750KG ka humbur kontrollin e më pas është përmbysur.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka asnjë viktimë.

Drejtuesja e mjetit ka pësuar plagë të lehta dhe është dërguar menjëherë në spital.

Sëbashku në makinë ka qenë dhe një pasagjere, shtetësja me iniciale S.M. 30 vjeçe.

Grupi i hetimit është në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat