Elbasan, gjendet i varur një person/ Emri

Kronikë e zezë

Elbasan, gjendet i varur një person/ Emri

Më: 11 maj 2020 Në ora: 14:35
Ilustrim

Një person është gjetur i varur në banesë në Elbasan, në rrethana të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan ku në banesë është gjendur i vetëvarur pa shenja jete Gramoz Begolli, 39 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se 39-vjeçari i ka dhënë fund jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat