Theret me thikë një person në Istog, personi i dyshuar tentoi të ikte në Serbi

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Istog, personi i dyshuar tentoi të ikte në Serbi

Më: 13 maj 2020 Në ora: 10:06
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Sine të Istogut një person është therur me thikë.

Në njoftimin e bërë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, thuhet se rasti ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 15:45, në një pjesë malore.

“Në një pjesë malore ka ndodh një lëndim i rëndë trupor i shkaktuar me mjet të mprehtë (Thikë). Ku pas një zënke verbale i dyshuari F. P. (1966) nga fshati Zllakuqan – Klinë, e godet viktimën Q. A. (1972) nga fshati Dubravë-Istog, duke i shkaktuar lëndime të rënda në pjesën e abdomenit. Pas dhënies së ndihmës së parë në QKMF në Istog, viktima është dërguar në Spitalin Regjional në Pejë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.

Polica bën të ditur se i dyshuari F.P pas kryerjes së veprës ishte arratisur në drejtim të pa njohur, mirëpo njësitet përkatëse Policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme operative për arrestimin e të dyshuarit.

“Kështu që është arrit që me datë 12.05.2020, njësiti i hetimeve pran Stacionit Policor në Istog, falë bashkëpunimit me qytetarë ka marr informatë për vendndodhjen e të dyshuarit dhe menjëherë kanë vepruar duke bërë arrestimin e këtij personi në qytetin e Zubin Potokut. Arrestimi është kryer në bashkëpunim të afërt me Njësitë Policore të Stacionit Policor në Zubin Potok. Gjatë hetimeve është vërtetuar se i dyshuari ishte në kontakt me disa të afërm të tij për të shikuar mundësin e arratisjes apo kalimit ilegal në Serbi”, vijon njoftimi.

Policia bën të ditur së pas arrestimit të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat