Kapen duke luajtur bixhoz, arrestohen 13 persona në Ferizaj

Kronikë e zezë

Kapen duke luajtur bixhoz, arrestohen 13 persona në Ferizaj

Më: 13 maj 2020 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar 13 persona të dyshuar të cilët janë kapur duke luajtur bixhoz, në rrugën “Liman Reka” në Ferizaj.

Me këtë rast, policia ka sekuestruar letra bixhozi dhe disa zhetona bixhozi.

“Të dyshuarit janë sjell në stacion policor dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në rasportin 24-orësh policor.

Rasti bëhet e ditur se ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 22:55 dhe hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat