Aksident i rëndë në Gramsh, viktima dhe të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Gramsh, viktima dhe të plagosur

Më: 13 maj 2020 Në ora: 17:04
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bashkinë e Gramshit.

Mësohet se pasditen e sotme një automjet ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga në fshatin Poroçan, në vendin e quajtur ”Toskollare”.

Për pasojë një person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Viktima është një 32- vjeçar me inicialet E.Ll.

Policia sëbashku me ambulancën janë nisur drejt vendit të ngjarjes ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat