Aksident te Menza e Studentëve, dy persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident te Menza e Studentëve, dy persona të lënduar

Më: 13 maj 2020 Në ora: 17:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në udhëkryqin te “Menza e Studentëve” në Prishtinë, ku si pasojë kanë marrë lëndime dy persona.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ndërkaq bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 në afërsi të Qendrës së Studentëve ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Në këtë aksident dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dëguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësitit i Trafikut.Rajonal”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat