Aksidentohet mikrobusi me pasagjerë në Gramsh, një vdes dhe katër plagosen

Kronikë e zezë

Aksidentohet mikrobusi me pasagjerë në Gramsh, një vdes dhe katër plagosen

Më: 13 maj 2020 Në ora: 18:44
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua pasditen e sotme në bashkinë e Gramshit.

Një mikrobus ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga në fshatin Poroçan, në vendin e quajtur ”Toskollare”.

Për pasojë një nga pasagjerët ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Viktima është 35- vjeçari me inicialet A.Ll.

"Rreth orës 16:20, në  fshatin Kabash,  Gramsh,  automjeti tip mikroautobuz që drejtohet nga shtetasi B.Ç., banues në fshatin Poroçan, Gramsh, si pasojë e një difekti teknik  ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën  shtetasi A.Ll., rreth 35 vjeç, si dhe janë plagosur 4 pasagjerë, të cilët po transportohen me autoambulanc për në Spital."

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijon puna  për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat