Një 31 vjeçare gjendet e vdekur brenda një banese në Prishtinë

Kronikë e zezë

Një 31 vjeçare gjendet e vdekur brenda një banese në Prishtinë

Më: 13 maj 2020 Në ora: 23:13
Foto Ilustrim

Në orët e mbrëmjes së sotme është raportuar për një vdekje të dyshimtë. Media sjellë imazhe nga vendi i ngjarjes, ku edhe ka ndodhur rasti, tek rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku edhe ka dhënë detaje.

“Ju njoftojmë se me datën 13.05.2020 në ora 21:00 , Policia ka pranuar informate për një person të gjinisë femërore pa shenja jete brenda në një banese, e cila gjendet në Rr.”Agim Ramadani” në Prishtinë .

Njësia Reaguese policore ka dalë në vend të ngjarjes, së bashku me ekipin mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinise femërore rreth 31 vjeçare”, thotë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Në vend të ngjarjes kanë dal edhe hetimet dhe njësia e forenzikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat