Mjet i dyshimtë te Kazerma “Adem Jashari”, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Mjet i dyshimtë te Kazerma “Adem Jashari”, policia jep detaje

Më: 14 maj 2020 Në ora: 14:18
Mjet i dyshimtë te Kazerma “Adem Jashari”

Është raportuar për një mjet të dyshimtë në afërsi të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i policisë Daut Hoxha ka thënë se një qytetar dyshohet se ka hasur në një mjet të dyshimtë, dhe i njëjti e ka marrë mjetin me automjetin e tij për ta dërguar tek FSK-ja.

“Raportohet se një qytetar derisa ishte duke punuar në kopshtin e tij në rrugën “Dëshmorët e Ponoshecit” në Prishtinë, dyshohet të ketë hasur në një mjet të dyshimtë, dhe i njëjti e ka marr mjetin me automjetin e tij (në bagazh të automjetit) e ka dërguar me qëllim për ta dorëzuar tek Forcat e Sigurisë së Kosovës. Janë informuar të gjitha njësitet relevante dhe Policia është në vendin e ngjarjes.

Rasti po trajtohet nga kompetentët dhe nuk ka arsye për shkaktim të ndonjë forme të panikut apo shqetësim për qytetarët”, ka thënë Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat