Djali nga Gjakova e keqtrajton psiqikisht nënën e tij, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Djali nga Gjakova e keqtrajton psiqikisht nënën e tij, arrestohet nga policia

Më: 15 maj 2020 Në ora: 09:55
Ilustrim

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës ka raportuar për të dyshuarin mashkull nga Gjakova i cili nën ndikim të alkoolit ka keqtrajtuar psiqikisht nënën e tij

Tutje në raport thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti nga PK:

Gjakovë 14.05.2020 - 02:30.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka keqtrajtuar psiqikisht nënë e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat