Durrës/ Gjendet në det trupi i pajetë i një gruaje

Kronikë e zezë

Durrës/ Gjendet në det trupi i pajetë i një gruaje

Më: 15 maj 2020 Në ora: 10:27
Ilustrim

Trupi i pajetë i një gruaje është konstatuar nga shërbimet e policisë kufitare në Durrës.

Kufoma u konstatua në zonën e Currilave.

Ajo është 62-vjeçarja Sh. B. dhe nuk dihet se në ç’rrethana ka përfunduar në det.

Ishin familjarët e saj që bënë identifikimin.

Sipas tyre, 62-vjeçarja kishte dalë nga shtëpia rreth orës 07.00 të ditës së sotme, ndërsa në 08.30 u konstatua e mbytur në zonën e Currilave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat