Ishëm, pranga 2 inspektorëve të pyjeve dhe kryeplakut, nuk kontrolluan mbjelljen e kanabisit në pyll

Kronikë e zezë

Ishëm, pranga 2 inspektorëve të pyjeve dhe kryeplakut, nuk kontrolluan mbjelljen e kanabisit në pyll

Më: 16 maj 2020 Në ora: 12:47
Ilustrim

Vihen në pranga 2 inspektorë të pyjeve në Njësinë Administrative Ishëm dhe procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Kuraten.

Shtetasit R. S. dhe S. D., banues në Ishëm, janë prangosur pasi nuk e kanë kryer detyrën për kontrollin e zonës, nuk kanë konstatuar dëmtimin e pyllit, hapjen e tokës dhe fidanët narkotikë që do kultivoheshin në këtë sipërfaqe.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrollit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit në territorin e fshatit Kuraten, Njësia Administrative Ishëm, Durres, kanë konstatuar një sipërfaqe të shpyllëzuar dhe kanë gjetur rreth 100 fidanë kanabis gati për kultivim në këtë sipërfaqe të shpyllëzuar” - informon policia.

Ndërkohë ëhstë proceduar në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Kuraten, shtetasi U. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzim i krimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat