Tenton të hedhet nga ura në Bardhosh, intervenon Policia

Kronikë e zezë

Tenton të hedhet nga ura në Bardhosh, intervenon Policia

Më: 16 maj 2020 Në ora: 16:20
Ilustrim

Një djalosh ka tentuar të vetvritet duke u hedhur nga ura nën autostradën në fshatin Bardhosh.

Sot rreth orës 13:00 zyrtarët policor të cilët ishin në patrullim rutinor kanë vërejtur se një i ri ka tentuar të hidhet nga ura dhe kanë folluar të intervenojnë menjëhetë.

“Në vend-ngjarje, pos të riut që ishte në tentativë që të hidhej, në shoqëri me të ishin edhe dy të mitur që e mbanin me forcë personin që të mos hidhej”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Policët duke përdorur metoda të komunikimit nga distanca dhe duke iu afruar me kujdes personit në fjalë, arrijnë të kalojnë pengesat e autostradës, ta mbajnë me komunikim derisa i afrohen dhe e marrin nën kontroll.

Pas gjithë kësaj në vend ngjarje kishte shkuar edhe babai i të riut që kishte tentuar të hidhej nga ura.

I riu më pas është shoqëruar për në Qendrën Psikiatrike të QKUK-së dhe po ashtu policia ka njoftuar edhe Qendrën për Punë Sociale. Rasti është në trajtim nga institucionet përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat