Prizren, gjuan më armë në oborrin e dy personave dhe largohet - Bota Sot
Prizren, gjuan më armë në oborrin e dy personave dhe largohet

Kronikë e zezë

Prizren, gjuan më armë në oborrin e dy personave dhe largohet

Më: 17 maj 2020 Në ora: 10:21
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme një person dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në oborrin e dy personave e më pas është larguar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 në Prizren.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, por nuk është gjetur ndonjë dëshmi.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar në oborrin e dy viktimave meshkuj kosovarë dyshohet se kishte gjuajtur me armë zjarri e më pas ishte larguar. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore por nuk është gjetur ndonjë dëshmi. Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar dhe as nuk është hasur i dyshuari”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Rasti vazhdon të hetohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat