Vushtrriasit i sulmojnë zyrtarët policorë, iu caktohet masa e ndalimit

Kronikë e zezë

Vushtrriasit i sulmojnë zyrtarët policorë, iu caktohet masa e ndalimit

Më: 17 maj 2020 Në ora: 10:19
Ilustrim

Dje në Vushtrri dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit raportohet se i kanë sulmuar policët dhe si pasojë e sulmit, një polic ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast ka pranuar tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, rreth orës 22:05 në Vushtrri.

“Raportohet se dy persona të dyshuar i kanë sulmuar zyrtarët policorë ku dhe si pasojë e sulmit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit  iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhët në raportin 24 orësh të PK-së.

Rasti po vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat