Konfiskohen disa kafshë në Kamenicë

Kronikë e zezë

Konfiskohen disa kafshë në Kamenicë

Më: 17 maj 2020 Në ora: 10:26
Ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar një person i cili në traktor kishte të ngarkuara disa kafshë të gjalla e për të cilat nuk posedonte dokumentacion të kompletuar për transport.

Është njoftuar inspektori i AUV-it, me urdhër të prokurorit, traktori me kafshë është konfiskuar përkohësisht deri sa të bëhet verifikimi i kafshëve nga ana e inspektorëve të AUV-it.

“Patrulla policore ka raportuar se ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar i cili drejtonte traktorin e tij të ngarkuar me kafshë të gjalla, për të cilat nuk posedonte dokumentacion të kompletuar për transport. Është njoftuar inspektori i AUV-it, me urdhër të prokurorit, traktori me kafshë është konfiskuar përkohësisht deri sa të bëhet verifikimi i kafshëve nga ana e inspektorëve të AUV-it, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat