​Rrahu gruan, 15 ditë paraburgim

Kronikë e zezë

​Rrahu gruan, 15 ditë paraburgim

Më: 17 maj 2020 Në ora: 16:30
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Podujevë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës prej 15 ditë paraburgim kundër të pandehurit A.RR. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhuna në familje.

Gjykata ka konstatuar se paraburgimi është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi nëse gjendet në liri i pandehuri mund të përsërisë veprën penale dhe të ndikojë edhe në të dëmtuarën – bashkëshorten e tij L.RR., si dhe në dëshmitarët tjerë eventualë.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat