Rrahje në Prizren, policia arreston dy persona

Kronikë e zezë

Rrahje në Prizren, policia arreston dy persona

Më: 18 maj 2020 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Beteja e Pashtrikut” në Prizren, ka ndodhur një përleshje fizike.

Sipas policisë dy persona meshkuj kanë sulmuar tri viktima meshkuj me ç’ rast kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, dy nga të lënduarit janë liruar ndërsa një është transferuar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Janë arrestuar dy të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat