​Rrah gruan para fëmijëve, 20 ditë paraburgim

Kronikë e zezë

​Rrah gruan para fëmijëve, 20 ditë paraburgim

Më: 18 maj 2020 Në ora: 15:39
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Podujevë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës 20 ditë paraburgim kundër të pandehurit M.R. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhuna në familje.

Gjykata ka konstatuar se paraburgimi është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri mund të përsërisë veprën penale duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dëmtuarës - bashkëshortes së tij, e cila dyshohet se është kryer në prezencë të fëmijëve të tyre dhe anëtarëve tjerë të familjes duke krijuar shqetësime për fëmijët që mund të kenë pasoja psikologjike për të ardhmen e tyre.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat