Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Gjakovë

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Gjakovë

Më: 18 maj 2020 Në ora: 16:07
Ilustrim

Është arrestuar i dyshuari për vrasjen në tentativë e cila ka ndodhur më 26 maj.

Sektori Rajonal i hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka pastisur shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Jahoc të Gjakovës dhe me këtë rast si dëshmi, janë gjetur dhe më pas janë konfiskuar: – një armë automatike e tipit AK-47, me numër serik 040847-87, e cila dyshohet të jetë e përdorur në rast, e cila ka qenë pa karikator, një armë tjetër automatike e tipit AK-47 se bashku me një karikator me 15 fishekë me numër serik 0107917-90, si dhe 3 karikator me 76 fishekë.

“I dyshuari Z.P., i lindur më datë 1992, nga fshati Jahoc KK. Gjakovë, është shoqëruar në polici, është intervistuar në prezencën e mbrojtësit, dhe ka pohuar se ka kryer veprën në mënyrë aksidentale”, thuhet në njoftimin për media.

Me vendim të prokurorit të çështjes, personi i dyshuar mbahet në ndalim policor për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat