Nuk respektuan vendimin e qeverisë, 9 persona ndalohen nga policia

Kronikë e zezë

Nuk respektuan vendimin e qeverisë, 9 persona ndalohen nga policia

Më: 19 maj 2020 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së hënës ka ndaluar apo arrestuar 9 persona.

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, ka vendosur disa masa mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit dhe ndër to është edhe kufizimi i lëvizjes së lirë.

Gjatë së hënës sipas Policisë së Kosovës kanë qenë nëntë persona të cilët janë ndaluar apo arrestuar për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Numri më i madh i personave që nuk kanë respektuar vendimin e MSH-së është në Gjilan dhe Prizren.

Më poshtë ju sjellim në mënyrë të detajuar të gjitha rastet për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”:

Fsh. Shtedim, Podujevë, 18.05.2020 – 21:51. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjtit nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë.  I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ibrahim Rugova, Gjilan, 18.05.2020 – 00:30. Janë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Ministrisë. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ismet Kryeziu, Prizren, 18.05.2020 – 10:55. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjtit nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ismet Kryeziu, Prizren, 18.05.2020 – 18:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjtit nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Brigada 123, Suharekë,  18.05.2020 – 22:40. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjtit nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Skënderbeu, Vushtrri, 17.05.2020 – 22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjtit nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Kadri Zeka, Vushtrri , 17.05.2020 – 23:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjtit nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat