Arrestohen tetë të dyshuar për rrahjen e një personi në Podujevë - Bota Sot
Arrestohen tetë të dyshuar për rrahjen e një personi në Podujevë

Kronikë e zezë

Arrestohen tetë të dyshuar për rrahjen e një personi në Podujevë

Më: 19 maj 2020 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Tetë persona janë arrestuar në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë pasi kishin rrahur një tjetër person.

Rasti ka ndodhur të dielën në mbrëmje, kurse viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Skënderbeu, Podujevë 17.05.2020 – 21:35. Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti kishin rrahur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat