Numër i vogël i të arrestuarve dje, këto janë qytetet më të disiplinuara

Kronikë e zezë

Numër i vogël i të arrestuarve dje, këto janë qytetet më të disiplinuara

Më: 19 maj 2020 Në ora: 11:59
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar 9 persona, të cilët nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Në njoftimin e policisë thuhet se numri më i madh i personave që nuk i respektuan masat është nga Komuna e Prizrenit dhe Gjilanit ku janë arrestuar nga 3 persona.

Ndërkaq, në Mitrovicën Jugore janë arrestuar 2 persona dhe një tjetër në Prishtinë.

Ferizaj, Peja, Gjakova e Mitrovica Veriore ishin komunat më të disiplinuara dje.

Atje nuk u ndalua e arrestua asnjë person për mosrespektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat