Rrahën rëndë një person në Podujevë, Gjykata lë në paraburgim tetë të dyshuar

Kronikë e zezë

Rrahën rëndë një person në Podujevë, Gjykata lë në paraburgim tetë të dyshuar

Më: 20 maj 2020 Në ora: 09:51
Ilustrim

Tetë persona janë arrestuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë. Ata dyshohet se e kanë rrahur një person për motive ende të panjohura.

Në raportin e policisë thuhet se viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa ka pranuar menjhërë tretman mjekësor.

Ndërsa sot Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Podujevë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.S., L.J., A.S., E.H., R.K., M.H., A.K. dhe G.H. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale Lëndim i rëndë trupor nga neni 186 par. 1 nën par. 1.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

“Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së kundër tetë të pandehurve dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Po ashtu gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekziston rreziku i ikjes së tyre, po ashtu të njëjtit mund të fshehin, ndryshojnë apo falsifikojnë provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarë, në të dëmtuarit, në bashkëpjesëmarrësit dhe dëshmitarët tjerë eventual, si dhe nëse do të jenë në liri të njëjtit mund të përsërisin veprën penale ose të kryejnë vepra të ngjashme penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat