Makina del nga rruga në Bulqizë, plagoset një person/ Emri

Kronikë e zezë

Makina del nga rruga në Bulqizë, plagoset një person/ Emri

Më: 20 maj 2020 Në ora: 10:17
Ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e daljes nga rruga të makinës me të cilën udhëtonte.

Aksidenti është shënuar mëngjesin e sotëm në Bulqizë, në fshatin Strikçan.

Mësohet se një makinë tip ‘Benz’ e drejtuar nga 33-vjeçari Elton Neziri, është aksidentuar pasi ka dalë nga rruga.

I plagosuri është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, teksa paraprakisht dyshohet për humbje të kontrollit mbi mjet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat