Mitrovicasit ia vjedhin patikat në vlerë 130 euro - Bota Sot
Mitrovicasit ia vjedhin patikat në vlerë 130 euro

Kronikë e zezë

Mitrovicasit ia vjedhin patikat në vlerë 130 euro

Më: 21 maj 2020 Në ora: 09:41
Ilustrim

Një person ka raportuar në polici se para hyrjes së banesës së tij i janë vjedhur një palë patika në vlerë rreth 130 euro.

Rasti ka ndodhur në veri të Mitrovicës.

Njësia e hetimeve ka arritur që ta identifikoj të dyshuarin mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale.

“Mitrovicë Veri 18.05.2020-17:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se para hyrjes së banesës së tij i janë vjedhur një palë patika në vlerë rreth 130€. Më datë 20.05.2020 , njësia e hetimeve ka arritur që ta identifikoj të dyshuarin mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat