Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, lëndohen dy persona

Më: 21 maj 2020 Në ora: 13:38
Foto Ilustrim

Dy persona kanë marr lëndime trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur gjatë ditës në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në afërsi të fshatit Pestovë.

Lajmin e konfirmoi  zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor. Dyshohet që shkaktar i aksidentit është mosmbajtja e distancës ndërmjet dy veturave të përfshira në aksident”, ka thënë Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat