Pogradec, 31-vjeçari nga Tirana kapet duke transportuar 4 klandestinë - Bota Sot
Pogradec, 31-vjeçari nga Tirana kapet duke transportuar 4 klandestinë

Kronikë e zezë

Pogradec, 31-vjeçari nga Tirana kapet duke transportuar 4 klandestinë

Më: 21 maj 2020 Në ora: 17:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 31-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Pogradec, duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.

Policia thotë se në pranga u vu shtetasi me iniciale I. M., 31 vjeç, banues në Vorë, Tiranë.

"Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar drejt Tiranës me mjetin tip “Benz”, 4 shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat