Gjendet e vdekur një grua në Gjakovë, vrasësja dyshohet se është vajza e saj!

Kronikë e zezë

Gjendet e vdekur një grua në Gjakovë, vrasësja dyshohet se është vajza e saj!

Më: 21 maj 2020 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme, në Komunën e Gjakovës, është gjetur pa shenja jete një grua e moshës 87 vjeçare.

Sipas Policisë, pranë viktimës është gjendur edhe vajza e saj e cila është me të meta mendore, e që dyshohet se është vrasëse potenciale e së ëmës.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili ka bërë të ditur se viktima kishte pasur lëndime në dorë dhe kokë.

Ai tutje thotë se e dyshuara (vajza e së ndjerës) është arrestuar për 48 orë.“Sot rreth orës 12:00 në Rr.”Sabrije Vokshi”-në Gjakovë, brenda në shtëpi, nga kujdestarja familjare është gjeturë pa shenja jete personi M.R. – lindur 1933. Pranë trupit të viktimes ishte e shtrirë vajza e tij T.R – lindur 1962e cila është me te meta mentale. Rastit i janë pergjigjur njësitë policore dhe urgjenca mjekedore, dhe mjeku ka konstatuar vdekjen . Viktima kishte lendime në kokë dhe dorë, por lendime kishte dhe vajza, dhe për kete arsye ekziston dyshimi i arsyeshem se vrasese potenciale mund të jetë vajza. E njejta është hospitalizuar në Spitalin “Isa Grezda” në repartin psikiatrik. Me vendim të prokurorit të dyshuarës ( vajzés) I është caktuar masa -ndalim policor prej 48 orësh. Trupi i pajetë është derguar ne IML -e per obdukcion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat